Vendosni fjalën kyçe....

Grushti i shtetit në Mianmar, akuzat me të cilat përballet liderja e qeverisë, Aung San Suu Kyi


Policia në Mianmar ka ngritur disa akuza kundër udhëheqëses civile të zgjedhur Aung San Suu Kyi, pas grushtit të shtetit ushtarak.

Ajo është mbajtur në paraburgim deri më 15 shkurt, tregojnë dokumentet e policisë.

Akuzat përfshijnë shkeljen e ligjeve të importit dhe eksportit dhe posedimin e pajisjeve të paligjshme të komunikimit.

Vendndodhja e saj është ende e paqartë, por është raportuar se ajo po mbahet në rezidencën e saj në kryeqytet, Nay Pyi Taw.

Siç shkruan BBC, dokumentet tregojnë se presidenti i rrëzuar Win Myint është akuzuar gjithashtu, në rastin e tij me shkeljen e rregullave që ndalojnë tubimet gjatë pandemisë së Covid-19. Atij gjithashtu i është caktuar masa e paraburgimit për dy javë.

As nga presidenti dhe as nga zonja Suu Kyi nuk është dëgjuar asnjë fjalë, që kur ushtria mori pushtetin në orët e para të 1 shkurtit.

Grushti i shtetit, i udhëhequr nga shefi i forcave të armatosura Min Aung Hlaing, ka parë instalimin e një junte 11-anëtarëshe e cila po qeveris nën një gjendje të jashtëzakonshme një-vjeçare.

Ushtria u përpoq të justifikonte veprimin e saj duke pretenduar se kishte patur mashtrim në zgjedhjet e Nëntorit të kaluar, të cilat i fitoi Lidhja Kombëtare për Demokracinë (NLD) e zonjës Suu Kyi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *