Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr pamjet e aksidentit në Vlorë, qytetari: Makina fluturoi në ajër gruan dhe vajzën e vëllait, policia nuk e kërkon shoferin


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video nga një aksident i ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka marrë përpara disa qytetarë që po kalonin rrugën në vijat e bardha.

Sipas Berishës, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 24 janarit mirëpo policia ende nuk e ka ndaluar shoferin që shkaktoi aksidentin.

“Makina shtyp 4 vete ne mes te Vlores!
Narkopolicia fsheh prej 10 ditesh kriminelin!
Shikoni videon e aksidentit dhe lexoni mesazhin e familjarit dixhital!”– shkruan Berisha.


Qytetari që i shkruan Berishës dhe i ka dërguar dhe videon, shprehet se kunata e tij ka politrauma për shkak të aksidentit dhe ka qenë në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet akoma te spitali i Traumës në Tiranë. Por autori nuk është ndaluar dhe ai ngre dyshime nëse policia vërtet po e kërkon atë apo jo.

Denoncimi:
Përshëndetje doktorr.

Në radhë të parë ju uroj shendet.
Doktorr dua t’u informoj për një hall të madh që na ka zënë.
Doktor im vëlla quhet Rexhep Llaçaj dhe është prej 20 vjetësh punonjës i policisë së shtetit në Vlorë tani kan disa muaj që e kan transferuar në Himarë, vetëm e vetëm sepse unë shkruaj kundra qeverisë.
Por ky nuk është problemi kryesor.
Problemi ynë është sepse në dt 24.01.2021 në rrugën transballianike te rrethrrotullimi i shkollës së naftës te vizat e bardha në orën 21:00 një makinë na shtypi kunatën dhe mbesën, nusen e Rexhepit dhe vajzën.
Majlinda dhe Lesina Llaçaj, dhe pse kan kaluar 10 ditë nga aksidenti policia akoma nuk ka bërë as identifikimin e personit dhe as të makinës.
Kunata ka politrauma dhe ka qenë në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet akoma te spitali i traumës në Tiranë.
Si ka mundësi që ky shtet mos ta gjej akoma personin.
Po ju drejtohem juve doktorr sepse ju mbeteni akoma shpresa jonë.
Po ju nis dhe vidjon se si makina shtyp nusen e vllait dhe mbesen dhe dy çunat e vllait qe i qepen makinës nga mbrapa por nuk arrijn ti shofin targat dhe shofin maman e tyre se si u fluturon në ajër fëmijët kan kaluar traum dhe këta akoma nuk po e gjejnë ose nuk duan ta gjejnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *