Vendosni fjalën kyçe....

Rama e vazhdon refrenin me Altin Bashën


Rama vazhdon refrenin. Këtë të hënë, pas disa artistëve si Rajmonda Bulku, Drita Haxhiraj, Leka Bungo apo Ndriçim Xhepën, ka nxjerrë fjalët e Altin Bashës për të bindur popullin që Teatri Kombëtar duhet prishur.

“Regjizori Altin Basha, një ndër emrat më të spikatur të gjeneratës së re të krijuesve të skenës, mbështet njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror shqiptar, ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar dhe shembjen e gërmadhës ekzistuese.

ALTIN BASHA:

Qartë dhe shqip, unë mendoj se duhet një godinë e re. Pjesa muzeale mund të zgjidhet brenda godinës së re. Si regjisor, po ju deklaroj me përgjegjësi, se ajo godinë nuk ofron mundësinë për zhvillimin e një krijimtarie cilësore teatrore dhe, për rrjedhim, një cilësi të ulët produkti për spektatorët dhe qytetarët.”, shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *