Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Nuk kemi identifikuar deri tani raste të varianteve të reja të Covid-19


Ndërsa ka nisur marrja e dozave të dyta të vaksinës anti-Covid në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është pyetur nga gazetarët nëse ka në vendin tonë raste të mutacioneve të Covid-19 dhe a ka dërguar Shqipëria mostra të analizave në laboratorë jashtë vendit.

Ministrja u përgjigj se ky është një proces që vazhdon por që deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast.

“ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Është një proces, është dinamik. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar. Iu bëj thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, të bëjmë maksimumin sepse jemi në një situatë delikate për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.”- deklaroi Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *