Vendosni fjalën kyçe....

Mediet amerikane: Antony Blinken urdhëron që në ambasadat e SHBA-ve të valëviten dhe flamuj të LGBT-ve


Aktivistët e LGBT-së në SHBA po duartrokasin njoftimin e Sekretarit të ri të Shtetit Antony Blinken, se ai do të kthejë një urdhër të presidentit Donald Trump dhe do të vendosë flamuj të këtij komuniteti, në ambasadat e SHBA-ve në të gjithë botën.

Siç shkruan Breitbart dhe revista Outfront, Blinken gjithashtu konfirmoi se ai planifikon të caktojë një të dërguar për të Drejtat e Njeriut të personave LGBTQ, një pozicion i krijuar nga Barack Obama në vitin 2015, por që nuk u plotësua gjatë presidencës Trump.

Blinken pretendoi se dhuna ndaj kësaj demografike u rrit ndërsa Trump ishte në detyrë.

“Ne kemi parë dhunën kundër njerëzve LGBTQI në të gjithë botën të rritet.”- tha Blinken. “Dhe kështu, unë mendoj se Shtetet e Bashkuara duke luajtur rolin që duhet të luajnë për t’u ngritur kundër kësaj dhe për të mbrojtur të drejtat e njerëzve të LGBTQI, është diçka që departamenti do ta bëjë menjëherë. Ngritja e flamurit të krenarisë është një mënyrë për të treguar solidaritetin e plotë me LGBTQ-në.”

Revista Outfront raportoi: “Biden është i pari president në SHBA që përqafon haptazi një gamë të plotë të të drejtave të homoseksualëve, përfshirë barazinë transgjinore.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *