Vendosni fjalën kyçe....

U fotografua në mbledhjen e PS-së ku u shkelën masat, Rakacolli: Ishte incident


Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur lidhur me foton e publikuar pak javë më parë ku shihej në një mbledhje të PS-së, në të cilën jo të gjithë njerëzit që merrnin pjesë mbanin maska dhe nuk kishte aspak zbatim të distancës sociale.

E pyetur nga gazetarët lidhur me këtë foto, Rakacolli tha se ky ishte një incident dhe se në fillim të takimit kanë qenë shumë pak persona, por në fund u grumbulluan dhe ky është momenti kur është kapur fotoja.

“Ajo ka qenë një incident i izoluar ka qenë një situatë në të cilën ajo ndodhi. Ju e patë që aty nuk janë më shumë se 14 veta. Unë e kam shpjeguar si ka ndodhur, unë e kam  shpjeguar se ka ndodhur në fund ta takimit që kanë ardhur dhe të tjerë. Ishte një foto që nuk mbetet për t’u shpjeguar ndonjë gjë tjetër. Kur ka filluar aktiviteti kanë qenë më pak veta. Kur e kam vënë re, kam reaguar dhe vetë por siç e shpejgova ka qenë ai momenti i lëvizjes së orareve.”– deklaroi zv.ministrja.

Pas qarkullimit të kësaj kohe para dy javësh, kujtojmë se opozita kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Kryetares së Komitetit të Ekspertëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *