Vendosni fjalën kyçe....

4 fëmijë në mesin e 5 civilëve sirianë të vrarë në sulmin e forcave qeveritare në Idlib


Pesë civilë sirianë u vranë, mes të cilëve katër ishin fëmijë dhe katër u plagosën në një sulm të forcave qeveritare siriane në zonat e banuara në provincën veriperëndimore Idlib, tha të enjten një grup vendas monitorues.

Agjencia Anadolu raportoi të enjten se forcat e regjimit dhe grupet e huaja të mbështetura nga Irani, të vendosura në një bazë në qytetin Maarat al-Numan, bombarduan fshatin Mashoun në jug të Idlibit.

Mbrojtja Civile Siriane (Helmetat e Bardha) tha se sulmi vrau pesë civilë, përfshirë katër fëmijë dhe plagosi katër të tjerë.

Në maj 2017, Turqia, Rusia dhe Irani njoftuan një marrëveshje për krijimin e një zone pa luftime në Idlib, si pjesë e takimeve mbi krizën siriane.