Vendosni fjalën kyçe....

Basha prezanton Pogramin për Shëndetësinë: Paga 700 euro për infermierët dhe 1200 euro për mjekët, do hapim një Fakultet të ri mjekësor


Partia Demokratike ka prezantuar përmes një konference nga selia blu, programin e saj për Shëndetësinë, kjo vetëm disa ditë pas publikimit të programit për Ekonominë.

“Sot, ne angazhohemi dhe u garantojmë gjithë shqiptareve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore për të gjithë, pa përjashtim.

Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetët e prindërve tuaj. Plani ynë shëndetësor do te ndryshojë jetën e fëmijëve tuaj.”– tha kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

Basha ka premtuar rritje të pagave të bluzave të bardha duke thënë se infermierët do të marrin 700 euro dhe mjekët 1200 euro.

“Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.

Në programin tonë Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të bëhet 700 Euro dhe e mjekëve do të bëhet 1200 Euro.”– deklaroi Basha, ndërsa shtoi se do të hapë dhe një Fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.

FJALA E BASHËS

Javën e kaluar ju prezantova planin tonë ekonomik, të detajuar dhe gjithëpërfshirës, i cili do ta rimëkëmbë Shqipërinë dhe do ta ktheje atë në rrugën e suksesit dhe të zhvillimit.

Së pari, kam një falënderim sot për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë mua dhe ekipit tim pas shpalosjes së këtij programi.

Kam marrë kaq shumë reagime pozitive dhe mesazhe nga ju në këto ditë.

“Më në fund një plan ekonomik serioz, se na kanë ardhur në majë të hundës premtimet boshe!” – ishte mesazhi që mora nga një prind i ri nga Elbasani ne facebook-un tim.

Dhe pikërisht ky është qëllimi ynë.

Të bëjmë ndryshimin.

Ky është misioni ynë: te rimëkëmbim vendin dhe të ringjallim shpresën.

T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe t’i japim fund dështimeve 8-vjeçare të Ramës.

Dhe që të ecim përpara, e keqja duhet të largohet.

Që të përparojë ekonomia.

Që të përmirësohet dhe zhvillohet shëndetësia.

Ndaj jemi mbledhur bashkë sot këtu për të folur për diçka shumë të rëndësishme, shëndetin tonë.

Por për të pasur një shëndetësi më të mirë, duhet më së pari të shërojmë vendin tonë.

Sepse kur rënkon i gjithë vendi, të gjithë jemi sëmurë.

Kur vendi ynë lëngon, nuk mund të ringrihet dot shpejt nga goditja si ajo e tërmetit.

Kur vendi është i mbërthyer nga kriza, nuk është në gjendje të shpërndajë ndihmë ekonomike për qytetarët të vet në kohën e pandemisë globale.

Kur vendi ynë rënkon, nuk ju ofron dot qytetareve spitale dhe kujdesin shëndetësor siç duhet për ta.

Ndaj në fillim duhet të shërojmë vendin, për t’u bërë edhe vetë mirë.

 

Për këtë arsye, këto muaj, kam pasur nderin dhe privilegjin të punojë me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë.

Dhe për Planin tonë të shëndetësisë, ne ju qëndrojmë të njëjtave parime si me planin e ekonomisë:

Një plan serioz dhe të zbatueshëm.

sepse vërtet të gjithëve na kanë ardhur në majë të hundës me premtimet boshe.

Me këtë plan, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do të krijojmë kushtet qe jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lëngimit, por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin.

Sot, ne angazhohemi dhe u garantojmë gjithë shqiptareve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do te sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore për të gjithë, pa përjashtim.

Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetët e prindërve tuaj.

Plani ynë shëndetësor do te ndryshojë jetën e fëmijëve tuaj.

Ne shqiptarët paguajmë më shumë nga çdo vend tjetër në rajon para nga xhepi për kujdesin shëndetësor.

Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një

Ja cilat janë pikat kryesore të planit tonë:

Pacienti do të vendoset në qendër të sistemit sipas parimit “paraja ndjek pacientin.” Ju vetë do të zgjidhni mjekun e familjes, klinikën, apo spitalin ku doni të kuroheni.

Spitalet publike do të riorganizohen duke dhënë autonomi menaxheriale, për të rritur kujdesin dhe aftësinë për t’ju shërbyer ju sa më mirë.

Do të ketë paga dinjitoze për mjekët dhe infermieret.

Në programin tonë Shqipëria fiton Shëndetësinë, paga e infermiereve do të behet 700 Euro dhe e mjekëve do te behet 1200 Euro.

Në këto kohë të vështira ne e pamë, se pavarësisht se ishin lënë pas dore, ata ishin heronjtë tanë! Ata luftuan për ne, për të afërmit tanë, në vijën e parë! Dhe e meritojnë!

Ne do të rrisim numrin e mjekëve dhe do të hapim një fakultet të ri mjekësor në Shqipëri.

Ne do të sigurojmë menjëherë bazën ligjore dhe do të ushtrojmë kontroll të plotë që në Shqipëri të shiten vetëm ilaçe të cilësisë së lartë të standardit të vendeve europiane.

Ilaçet do të rimbursohen sipas diagnozës dhe jo sipas skemës aktuale kufizuese që lë jashtë saj shumë medikamente për njerëzit dhe i detyrojnë ata të paguajnë nga xhepi.

Riorganizmi i shërbimit të shëndetit publik do të bëhet sipas standardeve ndërkombëtare, në mënyrë që të jemi të përgatitur të përballojmë me sukses edhe sfidat e së ardhmes.

 

Programi ynë Shqipëria fiton Shëndetësinë ka në fokus dhe kujdeset për shëndetin e secilit prej jush dhe brezave që vijnë.

Pas fitores së zgjedhjeve do ta shërojmë vendin dhe të gjithë do të jemi më mirë.

Do të kemi kujdes shëndetësor më të mirë.

Do të kemi më shumë mjekë dhe infermierë në Shqipëri, në spitalet dhe qendrat tona shëndetësore.

Mjekët dhe infermieret nuk do ta braktisin më vendin, sepse me planin tonë Shqipëria fiton shëndetësinë, do t’ia vlejë të punojnë në vendin e tyre.

Dhe do të shpenzojmë më pak para nga xhepi për shëndetin dhe për mjekësinë!

Faleminderit që na dëgjoni e që na mbështesni!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *