Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi në Fier/ Zbulohet emri i viktimës, një “Range Rover” gjendet i djegur disa kilometra më tutje


Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Fier, ku një person është qëlluar me armë zjarri brenda makinës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 tek Rrethrrotullimi i Sheqit.

Sipas televizionit “News 24”, viktima është identifikuar si Shkëlzen Kastrati, me origjinë nga Kukësi. Por policia ende nuk e ka zbuluar këtë të dhënë,

Ndërkohë që sipas raportimeve paraprake dyshohet se vrasja është bërë për hakmarrje.

“Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur ‘Ura e Sheqit’, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip ‘Benz’. Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip ‘Range Rover’, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur ‘Mbikalimi i Baltzës’.”– njofton policia.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Viktima ndodhet ende brenda makinës tip “Mercedes Benz”, e cila pas të shtënave ka dalë nga rruga dhe është përplasur dhe me një makinë tjetër ku udhëtonte një baba me të bijën e tij.

Ndërkohë siç tregojnë pamjet e mëposhtme të publikuara nga Report TV, pak minuta pas ngjarjes, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Daullas të Fierit dhe dyshohet se është mjeti i përdorur nga autori/autorët./Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *