Vendosni fjalën kyçe....

LSI-ja prezanton programin politik në Durrës: Do krijojmë dy Zona të lira e Ekonomike


Lëvizja Socialiste për Integrim, ka prezantuar ditën e sotme në Durrës programin ekonomik.

Në prezantimin që bëri, nënkryetari i kësaj dege Eno Karapici shpalli edhe programin në këtë qytet ku theksoi ndërtimin e dy zonave të lira ekonomike, Durrësi 1 dhe Durrësi 2.

Ndërsa drejtuesja politike e këtij qarku Elona Guri theksoi se duhet të çlirohet ekonomia nga monopolet dhe grupet e interesit duke kërkuar nxitjen e investiveme për ta bërë vendin në avantazh të krahasuar me vendet e rajonit.

Që kjo të ndryshojë, pra që njerëzit të fitojnë, secili të marrë atë që i takon, ne duhet ta çlirojmë ekonominë nga monopolet që grupet e interesit kanë krijuar.Ne duhet jo vetëm të nxisim investimet vendase, por duhet të tërheqim investime që krijojnë punësim dhe rritje ekonomike. Duhet ta kthejmë Shqipërinë në Shtëpinë e Investimeve, që investitorët e huaj me potencial të mos shohin drejt Maqedonisë, Serbisë apo vendeve të tjera në rajon, por le të vijnë në Durrës, të punojnë me durrsakët, të krijojnë vende pune në Shqipëri dhe të rritemi së bashku”, tha Drejtuesja Politike e LSI e Qarkut të Durrësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *