Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvendosja në Shqipëri prezanton nesër kandidatin e tretë për zgjedhjet e 25 prillit


Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale ka njoftuar se ditën e nesërme nga një konferencë për shtyp do prezantojë kandidatin e tretë për zgjedhjet e 25 prillit.

Konferenca pritet të nisë prej orës 13:00, por nga njoftimi LVV-ja nuk tregon emrin i cili do kandidojë dhe as qarkun.

Konferencë për media për prezantimin e kandidatit të tretë nga zgjedhësit

Ditën e diel, më 31 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantojë kandidatin e tretë për deputet nga zgjedhësit për zgjedhjet e 25 prillit, në një tjetër qark të vendit. Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nd. 105, kati i dytë (200 m nga Pazari i Ri, pranë optika “Roma”). Ftojmë mediat dhe gazetarët ta ndjekin”-thuhet në njoftimin e qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri.

Deri më tani nga ky formacion politik janë prezantuar, Boiken Abazi si kandidat në Qarkun e Tiranës dhe Iliaz Shehu në Lezhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *