Vendosni fjalën kyçe....

Pranga dy personave në Portin e Durrësit, njëri tentoi të futej me dokumente false, tjetrit i kapen cigare kontrabandë


Dy persona janë arrestuar në Portin e Durrësit. Një 32-vjeçar me iniciale A.F., banues në Tiranë është ndaluar pasi është kapur duke u futur në Shqipëri me dokumente false.

Lidhur me rastin po hetohen e motra, 36-vjeçarja me iniciale L.F., banuese në Shkodër dhe 25-vjeçari T.Gj., banues në Sukth, Durrës, i cili dyshohet  se ka ndihmuar personin me iniciale A.F. të futet në vend.

Një 50-vjeçar nga Kosova e banues në Francë është arrestuas në Portin e Durrësit gjithashtu pasi akuzohet për kontrabandë cigaresh. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, policia gjeti qindra paketa cigare kontrabandë.

Njoftimi

“Port Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Korridori”, si rezultat i kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare. Tentoi të hynte në Shqipëri, duke përdorur dokumente të falsifikuara, vihet në pranga 32-vjeçari. Në hetim për këtë rast, një 36-vjeçare (motra e të arrestuarit) dhe një shtetas tjetër që ndihmoi për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Goditet në port edhe një rast i kontrabandës së mallrave. Sekuestrohen qindra paketa me cigare dhe vihet në pranga 50-vjeçari nga Kosova, i cili i transportonte ato. Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të masave shtesë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për qarkullimin e sigurtë dhe të lehtësuar të qytetarëve në hyrje/dalje, përgjatë ditëve festive, kanë goditur në kuadër të operacionit “Korridori”, 3 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë. Si rezultat,

-u arrestua në flagrancë shtetasi A. F., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen L. F., 36 vjeçe, banuese në Shkodër (motra e shtetasit A. F.), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteave” dhe “Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke përdorur pajisje dedektuese të teknologjisë bashkëkohore, u konstatua se këta shtetas tentonin të hynin në territorin e RSH-së, me dokumente false. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë edhe për shtetasin T. Gj., 25 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasit A. F. dhe L. F., për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

-Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Korridori”, u arrestua në flagrancë shtetasi H. I., 50 vjeç, me shtetësi kosovare dhe banues në Francë, pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”