Vendosni fjalën kyçe....

Blenard Nonaj: Lajm i mirë programi ‘Nga Bebja në Bebe’


Mjeku Blenard Nonaj i cili është dhe kandidat për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Skrapar, ka folur për programin “Nga Bebja në Bebe” të kësaj force politike që e quan një lajm të mirë.

Pasi përmend uljen e shtesës natyrore të popullsisë për vitin 2020 dhe largimin masiv të të rinjve nga vendi, Nonaj thotë se ky program do të nxisë punësimin e të rinjve dhe do të frenojë shpopullimin.

“Të dhënat e publikuara për Vitin 2020 nga INSTAT, sipas të cilit në Shqipëri për herë të parë ka ndodhur ulja e shtesës natyrore të popullsisë, (pra numri i vdekjeve është më i lartë se sa ai i lindjeve), padyshim që është një lajm shumë i keq.

Sigurisht që një nga faktorët e këtij rekordi negativ është dhe largim masiv i popullatës së re nga vendi. Por lajmi i mirë është që LSI nëpërmjet programit të saj qeverisës, dhe një prej prioriteteve kryesor të tij, programi “Nga Bebja në Bebe”, do të mundësojë mbështetjen financiare për familjet e reja, nëpërmjet krijimit të Fondit Depozitë, me financim deri në 1000 USD çdo vit, për 25 vjet për çdo bebe të sapolindur.

Ky program dhe gjithashtu plani i LSI-së që nxit punësimin e të rinjve do të frenojë shpopullimin, do të rikthejë shpresën dhe do të bëjë, që shqiptaret dhe veçanërisht të rinjtë, ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.”- shkruan Nonaj.

Para pak ditësh, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se përmes programit “Nga Bebja në bebe” fëmijët e porsalindur do mbështeten me nga 1 mijë euro.

Ajo ka sqaruar se kjo nuk ka të bëjë me hedhjen e parave në depozita bankare, por investim në bursa. Kryemadhi tha se këto para do të futen në fondacione me interesa që fëmija që lind sot kur të bëhet vetë prind të marrë paratë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *