Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë adoleshenti afër shkollës në Shkodër, futet në operacion


Një adoleshent është plagosur me thikë në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në qytetin verior.

Mësohet se 16-vjeçari me inicialet A.T ka marrë dëmtime të rënda në bark dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore pas operacionit.

Policia e Shkodrës thotë se autorët e dyshuar janë bashkëmoshatarë dhe se janë arrestuar.

 “Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘Ahmet Haxhija’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë, dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit. Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *