Vendosni fjalën kyçe....

Prej dy ditësh asnjë gjurmë, babai në Korçë denoncon zhdukjen e vajzës 15-vjeçare


Një baba në Korçë ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij 15 vjeçare në fshatin Drenovë.

56 vjeçari M.T, ka kallëzuar në polici se e bija është larguar nga banesa që prej datës 24 dhjetor dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë rreth saj.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e të miturës.

Njoftimi:

 

Më datë 25.12.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi M. T., 56 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, i cili kallëzoi se që prej datës 24.12.2023, është larguar nga banesa, vajza e tij 15-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.