Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KQZ-së: E kemi mundësinë për t’i verifikuar kandidatët për deputet


Kreu i KQZ-së, pohoi sot se institucioni që drejton ka mundësinë t’i verifikojë të gjithë kandidatët për deputet.

Teksa zgjedhjet e 25 prillit po afrohen, Celibashi, tha se KQZ-ja nuk do e ketë problem për të bërë verifikimet e para ndërsa për ato më të thelluara do duhet ndihma e prokurorisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Numri i rasteve për t’u verifikuar është më i vogël, në rast maksimal 140 kandidatë për 4-7 parti politike nuk besoj se do ketë më shumë se kaq dhe mendoj se KQZ i ka kapacitetet për të bërë verifikimet e para, pastaj ka verifikime të thelluara që kërkojnë angazhim të Prokurorisë dhe ndoshta dhe të zyrave ndërkombëtare. KQZ i ka kapacitetet edhe njerëzore dhe teknike, po ndërtojmë një sistem në kuadër të transparencës të bërjes publike të të gjithë të dhënave në faqen zyrtare, ftoj qytetarët, ose edhe juve si media që në momentin e parë të bëjnë publike rastet që kërkojnë vëmendje nga KQZ.” – tha Celibashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *