Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi: OFL shënoi moment kulmor në histori, dha mesazh për krimin


Ministri i ri i Brendshëm Bledi Çuçi u bëri thirrje deputetëve të votojnë Aktin Normativ që po diskutohet sot në Kuvend për të shtyrë efektet e OFL-së, që Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas tij të mund të vijojë me punën për shqyrtimin e qindra çështjeve që janë në pritje.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi tha që OFL ka dhënë një mesazh të fortë për botën e krimit, se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktiviteti kriminal.

“OFL pati një efekt mjaft të ndjeshëm në uljen e kurbës së krimit dhe korrupsionit. Do të mbetet në historinë e vendit si moment kulmor në luftën ndaj grupeve kriminale. Ky operacion po ia arrin qëllimin për të cilin u kërkua edhe Akti Normativ një vit më parë.  

Ky është një mesazh i fortë për të botën e krimit se askush nuk mund ta gëzojë pasurinë e vendosur nga aktiviteti kriminal.  Arsyeja pse e kërkojmë miratimin e këtij akti është që GJKKO të vazhdojë punën dhe të marrë vendimin për të gjitha pasurinë që janë të dyshuara se vijnë nga krimi.”– u shpreh Cuçi.