Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Çdo qytetar në Elbasan i di me emra grupet kriminale


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Rudina Hajdari ka folur lidhur me situatën e krimit në qytetin e Elbasanit, qark në të cilin do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit nën logon e partisë ‘Nisma’.

Hajdari tha se qytetarët në Elbasan i dinë me emra të gjitha grupet kriminale, të cilat sipas saj veprojnë në këtë zonë. Ajo akuzon qeverinë se në vend të ndihmojë të varfrit në këtë krizë që ka shkaktuar pandemia, po ndihmon pikërisht grupet kriminale. Ndërkohë me paratë e qytetarëve sipas saj, qeveria paguan mafian e Ndranghetës.

“Çdo qytetar në Elbasan i di me erma grupet kriminale. Si ka mundësi që askush nuk thotë asgjë. Ministri, kryeprokuroiri, ministri, kryeministri. Ky shtet është i njëjti që sot vret të rinjtë nëpër lagje sepse kanë kaluar orarin e duhur gjatë Covidit. Si ka mundësi që kjo qeveri nuk mund të dënojë krimin e organizuar?

Në Elbasan i vetmi aktivitet që lulëzon është kriminaliteti. Flisni me qytetarët të cilët do iu tregojnë se s’kanë marrë asnjë lloj ndihme në situatën e Covid. Banorët e Belshit ende sjanë paguar nga firmat mashtruese që u morën dhe produktin dhe ikën pa lanë asnjë gjirmë. Ata do u thonë se kriza është ulur këmbë kryq në sofrat e tyre, shkollat pa ngrohje. Kompjutera sfunksionojnë as laboratorët.

Dilni nga këto vila luksoze që keni dilni e takoni ata njerëz të cilët iu paguajnë taksat dhe ju sot përmes atyre taksave, paguani kompanitë e Ndranghetës mafies italiane. Godet qytetarët e thjeshtë njerëzit e thjeshtë, aktivitetet e ndershme. Krimineli merr tendera, kurse tregtari, fermeri goditet. Ky është i njëjti avaz, që vijon përditë. Por tani do të humbisni”.- tha zonja Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *