Vendosni fjalën kyçe....

Plas sherri mes të rinjve në Dibër, plagoset rëndë 22-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku një 22-vjeçar është plagosur me thikë.

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr fizik pranë lagjes “Treg” në Peshkopi, ku njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur tjetrin.

Policia thotë se ka ndërhyrë duke arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së 22-vjeçarit, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 të tjerë, njëri prej të cilëve është i mitur.

DETAJET E POLICISË

U konfliktuan për motive të dobëta, njëri prej tyre plagosi me mjet prerës një 22-vjeçar, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit. Vihet në pranga autori i plagosjes, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen “Treg”, Peshkopi, po ndodhte një konflikt fizik mes disa të rinjve, ku falë ndërhyrjes së menjëherëshme të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapja dhe arrestimi i shtetasit :

  1. S., 26 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas gjatë konfliktit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shtetasin T. T., 22 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ka rezultuar se janë përfshirë në konflikt për të cilët ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për shtetasit : Xh. C., 25 vjeç, M. A., 23 vjeç, Xh. A., 26 vjeç, B. S., 23 vjeç, Xh. L., 15 vjeç, banues në Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *