Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në SHBA, ekzekutohen brenda banesës 5 persona, mes viktimave një grua shtatzënë


Pesë persona janë vrarë në Indinianapolis, SHBA pas të shtënave me armë. Viktimë raportohet se mbeti edhe një grua shtatzënë. Autoritetet e kanë përshkruar ngjarjen në qytet si më të rëndën e dhjetëvjeçarit të fundit.

Departamenti i policisë në Indianapolis (IMPD) mori një telefonatë në 911 të dielën. Oficerët që u përgjigjën zbuluan se telefonata kishte ardhur nga një burrë i plagosur me armë zjarri para se të hynin në shtëpinë, që ishte skena e të shtënave masive më pak se një bllok larg.

Trupat e pesë personave, përfshirë një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj të palindur, u zbuluan. Viktimat u identifikuan nga policia si Kezzie Childs, 42 vjeç; Raymond Childs, 42 vjeç; Elijah Childs, 18 vjeç; Rita Childs, 13 vjeç; Kiara Haëkins, 19; dhe foshnja e Haëkins.

Policia beson se më shumë se një persona ka marrë pjesë në ekzekutimin masiv. Shefi i policisë tha të dielën se asnjë i dyshuar nuk është identifikuar ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *