Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti 7 ballë trondit Kilin, autoritetet shkaktojnë panik me mesazhin që u dërguan qytetarëve “gabimisht” (Video)


Një tërmet me magnitudë 7 ballë dhe disa pas lëkundje kanë tronditur Kilin, duke shkaktuar panik ndërsa autoritetet lëshuan një alarm për cunami në të gjithë vendin edhe pse në fakt kërkonin vetëm të evakuonin stacionin më të madh të kërkimit të vendit në Antarktidë.

Lëkundjet e forta goditën Ishujt Shetland të Jugut 216 kilometra në veri-lindje të bazës shkencore O’Higgins të Kilit, ndërsa një tjetër tërmet 5.8 tronditi rajonin kufitar Kili-Argjentinë afër kryeqytetit, Santiago rreth 30 minuta më vonë.

Ndërsa paralajmërimi kishte për qëllim vetëm për rajonet bregdetare të Antarktidës, njerëzit në të gjithë Kilin morën mesazhe që i nxitnin të braktisnin zonat bregdetare për shkak të një kërcënimi nga cunami, duke shkaktuar shumë konfuzion.

Ministria e Brendshme shpejt sqaroi se urdhri i evakuimit u ishte dërguar telefonave celularë në të gjithë vendin ‘gabimisht’, ndërsa Miguel Ortiz i Zyrës Kombëtare të Urgjencës kërkoi falje për ‘shqetësimin’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *