Vendosni fjalën kyçe....

Hera e tretë që shtyhet filmi i ri i James Bond, “No Time To Die”


Publikimi i filmit të ardhshëm të James Bond është vonuar për herë të tretë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“No Time To Die” tashmë ishte shtyrë dy herë të tjera më parë dhe tani do të debutojë globalisht në 8 tetor. Të paktën kështu njoftoi kompania e filmit në një postim në faqen e saj të internetit.

Fillimisht filmi do dilte në ekrane në prill të vitit 2020 por pandemia i prishi planet. U la për në nëntor por “Cineworld” zbuloi përsëri se filmi do të shtyhej për herë të dytë për në prill të vitit 2021.

Tanimë është shtyrë për herë të tretë dhe filmi “No Time To Die” do të shfaqet globalisht në 8 tetor.

Kjo do të jetë hera e fundit që aktori Daniel Craig do të luajë si agjenti i shërbimit sekret britanik 007.

Siç shkruan BBC, në fillim të kësaj jave, prodhuesit kryesorë të filmave përfshirë Danny Boyle dhe Sir Steve McQueen i shkruan qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë thirrje për mbështetje financiare për zinxhirët e kinemasë sepse “kinemaja në Mbretërinë e Bashkuar qëndron në buzë të një humnere”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *