Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i tij u kap në orgji homoseksuale, reagon Orban: E papranueshme


Kryeministri hungarez Viktor Orban ka reaguar lidhur me rastin e eurodeputetit Jozsef Szajer, i cili u kap nga policia e Brukselit duke bërë orgji homoseksuale dhe duke thyer rregullat e vendit për mbrojtjen nga koronavirusi.

Orban e ka përshkruar sjelljen e Szajer si “të papajtueshme me vlerat tona”.

Szajer i cili ishte anëtar i partisë Fidesz të Orbanit, dha dorëheqjen dy ditë pasi policia në Bruksel bastisi një festë ku 25 burra po kryenin orgji homoseksuale, pasi ishin thyer rregullat për mbrojtjen nga pandemia. Szajer kërkoi ​​një ndjesë publike të martën për thyerjen e rregullave, ndërsa pjesën tjetër e konsideroi personale.

Orban tha se pas kësaj, Szajer ishte larguar nga partia Fidesz.

“Veprimet e deputetit tonë, Jozsef Szajer, janë të papajtueshme me vlerat e familjes tonë politike”– i tha Orban gazetës Magyar Nemzet, citon RT. “Ne nuk do ta harrojmë dhe as nuk do ta hedhim poshtë punën e tij tridhjetë vjeçare, por vepra e tij është e papranueshme dhe e pambrojtshme.”

Fidesz është një parti e krahut të djathtë dhe krenohet me përkushtimin e saj ndaj vlerave të krishtera dhe familjare. Homoseksualiteti nuk është i jashtëligjshëm në Hungari, por martesat e të njëjtit seks janë të ndaluara.

Vetë Szajer ndihmoi në hartimin e kushtetutës së re të Hungarisë në vitin 2011, e cila përcaktonte qartë martesën që ndodh vetëm midis një burri dhe një gruaje. Një ndryshim i prezantuar muajin e kaluar siguroi që vetëm çiftet heteroseksuale mund të birësonin fëmijë.

Sipas një sondazhi të vitit 2019, më pak se gjysma e popullsisë së Hungarisë mendon se homoseksualiteti “duhet të pranohet nga shoqëria”. Qëndrime të ngjashme ekzistojnë ndaj imigracionit dhe Orban ka llogaritur votat e këtyre konservatorëve socialë për të qëndruar në pushtet që nga viti 2010, dhe më herët, midis vitit 1998 dhe 2002.

Për shkak të qëndrimeve publike të partisë, skandali u trajtua në mediet perëndimore si një shembull i hipokrizisë së krahut të djathtë të Hungarisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *