Vendosni fjalën kyçe....

Basha zbulon ku do kandidojë, hedh poshtë një koalicion PD-PS pas 25 prillit


Kreu i PD-së akuzoi kreun e qeverisë se jo vetëm e ka kthyer vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të mafias por edhe se ka dështuar në çdo premtim që u ka bërë shqiptarëve.

Basha ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News24 ku theksoi se suksesi i vetëm i Ramës është pasurimi i rrjetit të tij.

“Nuk ka shqiptar qё nuk e kupton qё Edi Rama ka dёshtuar edhe ata qё me tё vёrtetё shpresuan nё 2013 nё premtimet e tij pёr 300 mijё vende pune pёr shёndetёsinё falas, pёr legalizimet falas, e kuptojnё fare mire se ishte e gjitha njё propagandё dhe se nё kёto 8 vite Edi rama i ka shërbyer vetёm vetes sё tij, ministrave tё tij dhe nё fakt suksesi i vetёm siç iu thashё siç e provojnё edhe dokumentat e rrjetit tё gazetarёve investigativ tё Ballkanit (BIRN), tё vetmin sukses, Edi Rama e ka tё pasurimin e tij dhe tё antarёve tё kabinetit.” – tha Basha.

I pyetur lidhur me zgjedhjet e 25 prillit, Basha zbuloi se do garojë në Tiranë duke hedhur poshtë një bashkëpunim të mundshëm PD-PS.

Sipas kryedemokratit të gjithë shqiptarët duan ndryshimin e madh që do vijë pas 25 prillit.

“Do kandidoj vetëm në Tiranë. Nuk do ketë asnjë koalicion mes PD-së e PS-së pas zgjedhjeve. Kjo është propagandë e Partisë Socialiste e që tregon, e Edi Ramës, që tregon se sa të dëshpëruar, me qëllim për të motivuar bazën e pamotivuar seocialiste e që ndihet po kaq e tradhtuar si shumica dërmuese e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim. Në mënyrën më absolute 25 Prilli do të jetë ditë e një ndryshimi të madh dhe ky është verdikt, kjo është aspiratë e shumicës dërmuese të shqiptarëve.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *