Vendosni fjalën kyçe....

“Mbreti s’mund të ketë më shumë vlerë se mbretëresha” – Holandezja stilon letrat e bixhozit me gjini asnjanëse


Një stiliste e re holandeze ka arritur të tërheqë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me stilimin e letrave të reja të bixhozit që janë me gjini asnjanëse.

Reuters, Daily Mail dhe media të tjera treguan me hollësi se si Indy Mellink, një 23-vjeçare e diplomuar në psikologjinë ligjore, u shqetësua nga fakti që kartat e fytyrës në letrat e zakonshme i japin më shumë vlerë një mbreti sesa një mbretëreshe.

“Edhe pabarazitë delikate si kjo luajnë një rol të madh.” – tha ajo.

Në përgjigje të kësaj, ajo projektoi disa letra me gjini neutrale me mbretin, mbretëreshën dhe xholin të zëvendësuar me letra ari, argjendi dhe bronzi. Mellink thuhet se ka shitur rreth 1,500 palë të letrave të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *