Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet nga operacioni blic në Nikël, Forcat RENEA zbarkojnë në banesat e 7 personave (VIDEO)


Policia ka publikuar pamje nga një aksion i zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga forcat RENEA në Nikël të Fushë-Krujës.

Në video duken forcat e policisë që kontrollojnë shtëpitë e disa personave të dyshuar për grup të strukturuar kriminal, në kërkim të provave për zbardhjen e ngjarjeve të të pazbardhura deri më tani.

Ka qenë SPAK që ka urdhëruar forcat e policisë për këto kontrolle. Banesat e kontrolluara janë të: Durim Bamit, Valter Bamit, Bedri Hakës, Marklen Hakës, Gentjan Koçit, Ylli Çangut dhe Ervin Kodrës.

“Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht: Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *