Vendosni fjalën kyçe....

S’ndalen llojet e reja të Covid-19, zbulohet një tjetër në Gjermani


Një mutacion i ri i koronavirusit është zbuluar në Gjermaninë Jugore gjatë një shpërthimi në një klinikë mjekësore, ku 73 pacientë dhe stafi rezultuan pozitivë. Tre prej tyre u zbulua se kishin një variant të panjohur më parë të virusit.

Gazeta ‘Munchner Merkur’ ishte e para që raportoi për variantin e ri të hënën. Të paktën tre persona në Klinikën ‘Garmisch-Partenkirchen’ në shtetin jug-lindor të Bavarisë u zbulua se kishin llojin e ri të Covid-19, i cili ka pasur mutacione të shumta.

70 të tjerët që morën virusin gjatë shpërthimit të tij në klinikë, kishin variante të njohura tashmë për studiuesit. Deri tani janë zbuluar disa lloje të reja të Covid-19 në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut e Japoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *