Vendosni fjalën kyçe....

Rudi Giuliani këtë radhë s’do jetë pjesë e ekipit mbrojtës të Donald Trumpit: Jam dëshmitar


Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani thotë se këtë radhë ai nuk do të jetë pjesë e ekipit mbrojtës të presidentit amerikan.

Kjo sepse në procesin e dytë për shkarkimin e presidentit, Giuliani do të jetë një nga dëshmiratët.

Giuliani i tha korrespondentit të ABC News-it Jonathan Karl, se ai nuk mund ta mbronte Trump kundër akuzës për nxitje të një kryengritjeje sepse ai vetë mori pjesë dhe foli në protestë.

“Rudy Giuliani tani thotë se nuk do të jetë në ekipin e mbrojtjes së gjyqit të Trump.

‘Për shkak se kam mbajtur një fjalim më parë në tubimin e 6 janarit të Trumpit, unë jam një dëshmitar dhe për këtë arsye nuk jam në gjendje të marr pjesë në gjykatë ose dhomën e Senatit’.- më thotë ai.”– shkruan gazetari në një postim në Twitter.

Giuliani u paraqit në tubimin e Trumpit “Save America” në 6 Janar pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai i tha turmës se ishte koha për “gjykim me luftë”. Retorika agresive në tubim po hetohet pasi shumë nga të pranishmit marshuan drejt e në Kapitol duke shkaktuar trazira që rezultuan në vdekjen e pesë personave.

“Nëse jemi gabim, do të na bëjnë budallenj”- tha Giuliani. “Por nëse kemi të drejtë, shumë prej tyre do të shkojnë në burg. Pra, le të gjykojmë me luftë.”– ishin fjalët e përdorura nga avokati në tubim.

Shoqata e Avokatëve të Shtetit të New York-ut ka nisur një hetim zyrtar nëse Giulianit duhet t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin, për shkak të komenteve të tij në tubim.

Dy burime pranë Shtëpisë së Bardhë kishin thënë më parë për “Reuters” se Giuliani ishte në listën e ngushtë për të përfaqësuar Trumpin gjatë gjyqit të dytë të fajësimit të presidentit. Mirëpo mesa duket kjo nuk ka gjasa të ndodhë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *