Vendosni fjalën kyçe....

Salianji-Berishës: PD ka problem mungesën e demokracisë, jo mbështetjen


Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku u tha se ata që bashkëpunojnë me të “nuk kanë punë në parti”.

Salianji e ka cilësuar këtë qëndrim si mungesë demokracie brenda PD-së, duke thënë se problemi i partisë nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e garës, debatit dhe meritës.

“Uzurpatori ka shqetësim cilindo që e do Partinë Demokratike fituese, për uzurpatorin ata janë problemi, e shqetësojnë në rehatinë e tij të bashkëqeverisjes me Ramën.

Problemi sot është mentaliteti që kërkon bindje të verbër, përjashtim dhe frikë në vend të garës, debatit dhe meritës. Deklarata e Sali Berishës se “kushdo që bashkëpunon me Salianjin s’ka punë me PD” është dëshmia e qartë se problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e demokracisë. Për mbeshtetje nuk pati guxim te përballeshim në garë!”, tha ai.