Vendosni fjalën kyçe....

Mjeku Arjan Harxhi në Turqi me Covid-19, bashkëshortja: E kemi çuar me shpenzimet tona, lëtyrave politike u kemi lënë Zotin


Prej dy javësh mjeku i njohur Arjan Harxhi po përballet me koronavirusin në një spital në Turqi.

Mirëpo në disa media qarkulloi lajmi se Harxhi është dërguar në Turqi me paratë e taksapaguesve, gjë e cila ka detyruar bashkëshorten e tij që t’i adresohet këtyre raportimeve.

Mjekja dermatologe Erjona Shehu e cila është bashkëshortja e Harxhit, thotë se ai është dërguar në Turqi me paratë e familjes së tij duke hedhur poshtë çdo thashethem. Ajo thotë se nga institucionet, nuk ka marrë qoftë edhe një telefonatë për t’u interesuar për shëndetin e mjekut që përgjatë gjithë këtyre muajve të vështirë u është gjendur pranë pa u lodhur pacientëve të tij.

 “Prej datës 6 janar, në media u bë publik një lajm I PAVËRTETË, sipas të cilit Prof. Arjan Harxhi u dërgua për kurim për Covid 19 në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Prof. Arjan Harxhi, i cili bëri një formë agresive të Covid 19, për shkak të ekspozimit të madh karshi Covid 19, është dërguar në Turqi me SHPENZIMET E FAMILJARËVE të tij. Në asnjë moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptarë! Ndaj të shqetësuarit le të qetësohen.

Nuk i kemi borxh asnjë qindarkë dhe asnjë moment jete askujt. Interesi për jetën e një njeriu të sëmurë rëndë, për shkak të profesionit nuk u shpreh qoftë dhe me një telefonatë interesi, nga institucionet përkatëse! Ky lajm shqetësoi një familje të tërë dhe mbi të gjitha 2 fëmijë që për mbi 10 muaj dëgjojnë vetëm për Covid 19 dhe zgjohen orë pa orë nga telefoni i babait të tyre, i cili në cdo moment i është gjendur pranë kujtdo. Kushdo lëtyre politike, që ka dashur të përfitojë nga ky lajm i gënjeshtërt i them: Ju kam lënë Zotin!”- shkruan Shehu.

Mes rreshtash Shehu nuk harron të falenderojë dhe miqtë dhe të afërmit që i janë gjetur pranë në këto momente të vështira, të cilat i kanë ofruar mbështetjen e tyre qoftë shpirtërore ashtu edhe financiare.

 “Për të gjithë miqtë tanë: fjalori njerëzor nuk ka mjaftueshëm fjalë për mirënjohjen! Për dëshirën tuaj për të na qenë pranë në momentin më të vështirë të familjes sonë me oferta si financiare e deri për të na ofruar kujdes për fëmijët, transport etj etj, mund tu themi vetëm: ju kemi në Zemër!”– shkruan ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *