Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama shfrytëzon famën e heroit ditën e zgjedhjeve


Kryeministri Rama nuk ka humbur kohë por ka përfituar menjëherë nga fama e të riut që ndaloi shoferin që u fut me makinë në Sheshin Skënderbej duke rrezikuar jetën e dhjetëra qytetarëve që ndodheshin aty në atë çast.

Në këtë ditë zgedhore, kur nga fundi i votimit kanë mbetur pak më shumë se 5 orë, pa kaluar as pak minuta nga ngjarja, ai ka postuar në faqen e tij në Facebook foton me të riun me emrin Klodian.

Pak çaste pas kreut të qeverisë, ministrja Spiropali ka shpërndarë foton e Ramës me diçiturën: “Ka kush i del zot Shqipërisë.”