Vendosni fjalën kyçe....

Nisin pakënaqësitë e para mos koalicioneve në Kosovë, Pacolli akuza Mustafës: Na luajti nga marrëveshja


Teksa në Kosovë kanë  nisur të përvijohen koalicionet e para për zgjedhjet e 14 shkurtit  ka edhe parti që kanë ngelur të pakënaqura nga partnerët.

AKR-ja e Pacollit ka deklaruar se LDK-ja e Isa Mustafës nuk i është përgjigjur marrëveshjes për sa i përket rendijes së kandidatëve në listën zgjedhore.

Ka qenë zëdhënëse i AKR-së, Vesel Makolli i cili në një deklaratë për mëdit ka  pohuar se LDK-ja ka lëvizur nga marrëveshja.

“Është një pakënaqësi, se ne jemi marrë vesh për një tjetër renditje, kur i kemi dërguar kandidatët, i kemi dërguar edhe numrat që jemi marr vesh më herët”, tha Makolli për Express.

“Ekipet tona që janë marrë vesh, të nivelit më të lartë. Pastaj është bërë një ndryshim, nuk është se pse ju ka ndërruar numri presidentit, Behgjet Pacollit, se në marrëveshja ka qenë numër katër, tash është numër 5 . Po nuk është kjo pakënaqësi e jona shkaku i Behgjet Pacollit, se atë vendos i 80-ti, 100-ti, ai merr vota, nuk është aty problemi. Por, problem është tek të tjerët kandidatë, ku pastaj është krijuar një pakënaqësi”, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *