Vendosni fjalën kyçe....

Rusia paralajmëron se çdo sulm raketash do ta shohë si “sulm Bërthamor”


Rusia do ta perceptojë çdo raketë balistike të hedhur në territorin e saj si një sulm bërthamor që kërkon një hakmarrje bërthamore. Ky është paralajmërimi që bën ushtria ruse, në një artikull të publikuar të premten në një gazetë zyrtare ushtarake.

Në artikull thuhet se do të ishte e pamundur të identifikohej një raketë jo-bërthamore në kurs për Rusinë. Për shkak të kësaj, gazeta zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes “Krasnaya Zvezda” pretendon se çdo hakmarrje e mundshme do të kalohej tek forcat e sigurisë që mund të përdorin armët bërthamore të Rusisë për të goditur.

“Çdo raketë sulmuese do të perceptohet se mban një kapak bërthamor.

Informacioni në lidhje me lëshimin e raketave do t’i transmetohet automatikisht udhëheqjes ushtarake-politike ruse, që do të përcaktojë fushën e veprimit hakmarrës nga forcat bërthamore në varësi të situatës në zhvillim.”– thotë gazeta.

Kjo deklaratë shqetësuese vjen në një kohë kur Rusia publikoi politikën e saj të ndalimit bërthamor në qershor.
Shefat ushtarakë paralajmëruan kundër çdo vendi që të mos kalojnë vijat e kuqe të Rusisë.

“Rusia ka përcaktuar ‘vijat e kuqe’ që ne nuk ia këshillojmë askujt t’i kalojë.
“Nëse një kundërshtar i mundshëm guxon ta bëjë këtë, padyshim që përgjigjja do të jetë shkatërruese. Specifikat e veprimit hakmarrës, si ku, kur dhe sa… do të përcaktohen nga udhëheqja ushtarake-politike e Rusisë në varësi të situatës.”– thanë ata.

Ky shkrim tani riafirmon që Rusia mund të përdorë raketa bërthamore për t’u mbrojtur nga çdo agresion nga një shtet armik.

Kërcënimi i një sulmi raketor bërthamor vjen ndërsa Britania e Madhe dhe SHBA-ja janë shprehur të shqetësuar për nisjen e një predhe në hapësirë. Akuza që Moska i ka mohuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *