Vendosni fjalën kyçe....

NASA zbulon se ka më pak galaktika në univers sesa mendohej më parë


Nasa ka zbuluar se ka shumë më pak galaktika në univers sesa mendohej më parë. Matjet e reja janë marrë nga anija kozmike “Nasa’s New Horizon” dhe flasin për qindra miliarda galaktika, në vend të dy trilionëve që mendohej se ishin më parë.

Gjetjet tregojnë se universi mund të jetë shumë më pak i mbushur sesa sugjeronin vlerësimet e mëparshme.

Autori kryesor i studimit, Mark Postman i Institutit Shkencor të Teleskopit Hapësinor në Baltimore tha: “Është një numër i rëndësishëm për ta ditur – sa galaktika ka? Ne thjesht nuk e shohim dritën nga dy trilion galaktika.”

Vlerësimet e mëparshme ishin bazuar në vëzhgimet e qiellit nga Teleskopi Hapësinor “Nasa’s Hubble”.

Hubble mbështetej në modelet matematikore për të vlerësuar numrin e galaktikave, pasi shumë galaktika besohej se ishin përtej aftësisë së teleskopit hapësinor për të zbuluar në dritën e dukshme.

Një tjetër studiues, Tod Lauer tha: “Këto lloj matjesh janë jashtëzakonisht të vështira. Shumë njerëz janë përpjekur ta bëjnë këtë për një kohë të gjatë.”

Studimi është publikuar në revistën shkencore Astrophysical Journal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *