Vendosni fjalën kyçe....

Kurti e Osmani arrijnë marrëveshjen, do garojnë bashkë në zgjedhjet e 14 shkurtit


Presidentja në detyrë, njëherazi kryetare e Kuvendit, Osmani e kreu i Vetëvendosjes kanë njoftuar se do garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.

Këtë gjë e pohuan gjatë një konference të përbashkët për shtyp. Sipas marrëveshjes, Kurti do jetë kandidat për kryeministër ndërsa Osmani do synojë postin e presidentes.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do mbahen me 14 shkurt pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pak ditë më parë, që rrëzoi qeverinë Hoti.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri Kurti tha se me Osmanin janë dakordësuar për një shtet me drejtësi për të gjithë e pa korrupsion. Një qeveri për të gjithë qytetarët.

“Kemi arritur marrëveshjen për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit. Do bëjmë të mundur një shtet me drejtësi, pa korrupsion. Shoqëri me arsim, punësim e zhvillim për të gjithë. Kosova ka nevojë për kryeministër të ri e presidente të re.” – tha ndër të tjera Kurti.

Presidentja në detyrë Osmani tha se marrëveshja e arritur me Kurtin pasqyron vullnetin e qytetarëve dhe është më tepër se një listë e përbashkët. Ajo theksoi se bëhet fjalë për një kauzë që synon një qeverisje të mirë për qytetarët.

“Marrëvshja reflekton vullnetin e qyterarëve tanë është bashkim rreth një kauze që ka një synim një qeverisje të mirë për qytetarët tanë. Do garantojë sovranitetin e integritetin e Kosovës. Jemi të vendosur për një Kosovë ku secili mund të sigurojë jetën në mënyrë të ndershme. Kjo e ardhme është e mundur me arritjen e këtij parnteriteti. Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk dorëzohet përballë padrejtësive e luftës kundër krimit e korrupsionit. Ne zotohemi që këtë parnteritet do e vijojmë në frymën e asaj që përfaqësuan Gjergj Kastrioti, presidenti historik Ibrahim Rugova e komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me gjithë dëshmorët në luftën e Kosovës për pavarësi.” – tha ndër të tjera Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *