Vendosni fjalën kyçe....

Rama i uron shërim të shpejtë Gjiknurit nga Vlora: Po përballet me armikun e padukshëm


Kryeministri Edi Rama i ka uruar nga Vlora, shërim të shpejtë ish-ministrit të Energjetikës Damian Gjiknurit, i cili është i prekur nga Covidi.

Gjiknuri i cili është aktualisht drejtues politik i Qarkut Vlorë për PS-në, prej disa ditësh është izoluar për shkak të koronavirusit.

 “I urojmë drejtuesit politik i Qarkut shërim të shpejtë, Damian Gjiknuri po përballet ne këto momente me armikun e padukshëm.

Po ashtu, i uroj shërbim të shpejtë të gjithë shqiptarëve që në këto momente e kanë këtë sfidë.

Uroj dhe ekipin e Vlorës për punën që kanë bërë sëbashku me ministren për një transformim fantastik të spitalit të Vlorës, por dhe për vënien në dispozicion të hapësirës së spitalit për mundësinë që të gjendemi në kushtet kur duhet të zgjerojmë frontin e mbrojtjes nga COVID-i.”- tha Rama.

Sot nga Vlora, Rama zbuloi se në spitalin e Vlorës ishte krijuar një repart vetëm për Covidin.

Prej disa ditësh Damian Gjiknuri ka zbuluar se ka simptoma të lehta të koronavirusit dhe se është futur në karantinë ndërsa merr mjekimin e nevojshëm.

Me koronavirus është edhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *