Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi në 108-vjetorin e policisë: Ka detyra specifike këtë vit, duhet të garantojë zgjedhjet e 25 prillit


Ministri i Brendshëm ka ripohuar sot se Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend.

Në fjalën e tij në 108-vjetorin e themelimit të policisë, Çuçi, theksoi se ky rezultat nuk është rastësi por frut i një sërë reformash, sakrificash e investimesh të bëra vitet e fundit.

“Mjafton t’u referohemi sondazheve të opinionit të javëve të fundit e jo vetëm, ku rezulton se Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend. Ky besim nuk është një rastësi, por fryt i punës, përkushtimit, sakrificave të të gjithë trupës, e kombinuar kjo me një sërë reformash e investimesh të kryera vitet e fundit.” – tha Çuçi.

Lidhur me vitin që sapo ka nisur, ministri tha se do jetë i vështirë për shkak të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Viti 2021 do të sjellë një ngarkesë jo të lehtë për Policinë e Shtetit e Ministrinë e Brendshme, pasi është vit zgjedhor.  Policia ka detyra specifike për sigurimin e mbarëvajtjes së tyre. Ky angazhim do të kërkojë një shpenzim shtesë kohe dhe energjie.” – shtoi ministri Çuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *