Vendosni fjalën kyçe....

Nis faza e dytë e ‘’Deputeti që duam’’, Rama: Gjërat mund t’i ndryshojmë vetëm përmes politikës


Sot ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes së anëtarëve më të rinj të skuadrës me të cilën Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se përpos shembujve të gabuar historia ka treguar se politika është një forcë e mirë, për të bërë gjëra që një njeri nuk i bën dot vetëm.

“Mirëmëngjes dhe mirëdita të gjithë të pranishmëve. Duke falendereruar drejtuesen e Fondacionit Friedrich Ebert si dhe të gjithë skuadrën e angazhuar sëbashku për të koordinuar këtë fazë të dytë të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të skuadrës së PS-së për betejën e 25 prillit dua t’i përshëndes dhe ti falenderoj për këtë hap kurajoz ata që e kanë kapërcyer fazën e parë, dhe janë këtu me ne të gjithë këta djem dhe vajza që e kanë kurajon dhe pasionin për të bërë atë që shumëkush e konsideron ose një hap të kotë ose të gabuar- të marrurit drejtpërdrejt me politikë.

Politika nuk ka munguar asnjëherë të japë shembuj të këqinj, mësime të gabuara, modele të shtrëmbëra dhe të gabuara por politika nuk ka munguar asnjëherë përgjatë gjithë historisë së njerëzimit të tregojë se pa ndryshuar politikën nuk ndryshon dot asnjë në hapësirën tonë të përbashkët.

Politika është një forcë për mirë dhe ka lidnur për të bërë sëbashku gjëra të cilat veç e veç nuk i bëjmë dot.”- deklaroi Rama.

“Forca, me vullnet, me këmbëngulje, pa u dorëzuar. Si në çdo provim të kësaj natyre, elementi subjektiv është i pashmangshëm. Kush nuk është në formë në këtë moment, nuk duhet absolutisht të ligështohet. Historia ka plot njerëz që janë skualifikuar në momente të fillimit të karrierave të tyre fantsatike nga Komisione, konkurse dhe pastaj kanë lulëzuar në karrierë dhe madje kanë lënë dhe emrin e tyre në histori. Suksese të gjithëve, dua të gjithë të ndiheni pjesë e suksesit tonë të përbashkët për të cilin jemi mbledhur këtu sot.”- shtoi Kryeministri.

Taulant Balla tha se personat që kanë arritur në këtë fazë, nga sot do të jenë pjesë e një akademie politike, për të marrë eksperiencë dhe shembuj nga përfaqësues të Parlamentit Evropian e ish-komisionerë të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *