Vendosni fjalën kyçe....

Hila dhe Gjikondi mendojnë njësoj për darkën në Dubai, Hila: Prisni të hanë sufllaqe?!


Ka patur mjaft diskutime lidhur me darkën e ministrave dhe biznesmenit Samir Mane në Dubai. E shumë e përqendruan debatin në çmimet e produkteve që ofrohen nga restoranti Nusr-Et.

Analistët Dritan Hila dhe Brizida Gjikondi duket se janë në një mendje përsa i përket kësaj darke, duke e konsideruar diskutimin për ushqimin të pavlerë.

Hila thotë se delegacionet zyrtare nuk mund të hanë sufllaqe apo doner në vizitat që bëjnë.

“Prisni që delegacionet zyrtare të hanë sufllaqe ose doner me vetëshërbim në vizitat që bëjnë?!”- pyet Hila me ironi.

Ndërkohë Gjikondi shton se problemi qëndron jo të pjatat që ky “delegacion” ka përpara, më shumë se sa tek fakti që është i ulur me anëtarë të kabinetit qeveritar dhe një biznesmen që është subject licensash dhe tenderash.

“Por një tregtar që është subjekt liçencash, taksash, tenderash, projektesh në pritje, nuk mund të ulet qoftë dhe publikisht në tavolinë informale me pushtetin, pasi është pabarazi, ndikim, influencë, konflikt interesi. Këtë fakt jo elegant dhe të pakujdes’shëm deri në fodullëk s’e lexova askund. Merren me pjatat dhe personat politikë të tryezës por jo me totalin dhe mesazhin e saj.”- shkruan Gjikondi.

Komenti i Dritan Hilës

Prisni që delegacionet zyrtare të hanë sufllaqe ose doner me vetëshërbim në vizitat që bëjnë?!

Besoni që Berisha dhe Meta kanë marrë djathë e sallam me vete për të shtruar darkat zyrtare në vizitat jashtë?

Kujtoni se Luli nesër në pushtet do fillojë të hajë sandwich?

Ju duket cool të hash mish tek Nusreti?

Ju çudit prania e biznesmenëve në delegacionet zyrtare kur flitet për investime?

Mendoni se duhet të flenë në motele autogrilli pa kondicioner?

Mendoni që këta që ulërijnë për darkën tek Nusreti nuk mendojnë të shkojnë sapo t’i jepet mundësia?!

Pika në muhabet. Tamam spirre fejsbuksish.

Komenti i Brisida Gjikondit

Nuk është puna e një darke në restorant se buka nuk i mohohet dhe shihet askujt as me Zot e Fe, as idiotësirat opozitare emocionale siperfaqesore, se ata po hanë me lekët tona dhe po hanë mish të larë me flori. Kjo është një mendësi e tejkaluar, për sa kohë kanë një ndër tregtarët më të mëdhenj në tavolinë kjo historia me “lekët tona” është relative dhe indirekte. I paguan Nusreti apo tregtari nuk është thelbi. Çka nuk e thotë askush dhe nuk e thotë me dashje është çlirësia, shpengimi, pakujdesia i uljes së titullarve të lartë të shtetit me një nga tregtarët më të mëdhenj në vend.

Nuk kam asgjë kundër tregtarve të vendit tim, jetojmë në këtë epokë dhe epoka është e kapitalit, të ndershëm ose jo. Ata janë domosdoshmëria dhe morali mbisundues i Evropës dhe Amerikës aktuale.

Por një tregtar që është subjekt liçencash, taksash, tenderash, projektesh në pritje, nuk mund të ulet qoftë dhe publikisht në tavolinë informale me pushtetin, pasi është pabarazi, ndikim, influencë, konflikt interesi. Këtë fakt jo elegant dhe të pakujdes’shëm deri në fodullëk s’e lexova askund.

Merren me pjatat dhe personat politikë të tryezës, por jo me totalin dhe mesazhin e saj. Pavarësisht se dihet që ftesat shpesh herë janë në grup (qeveri-biznes-media) dhe ashtu ka ndodhur në çdo qeveri disa pamje të një qeverie të majtë dhe që pretendon se është sociale mund të shmangen, por shpesh shkëputja nga realiteti dhe amoku i pushtetit ta ul qoftë dhe vigjilencën formale. Kam dhe dy fjalë për opozitën tonë dinako-qesharake, në çdo media dhe deklaratë të këtyre orëve është fshehur-retushuar- zhdukur prezenca e tregtarit. Dhe askush nuk merret me thelbin dhe çka realisht përfaqëson ajo foto.

Stili që po ndjek opozita duke u marrë me pjatat, Nusretin dhe personazhet e tjerë të tavolinës duke e ruajtur si sytë e ballit tregtarin vërteton se ajo nesër këtë tregtar do ta vendosë në krye të tavolinave të saj të pushtetit. Pamje si këto nuk japin humor, as zhargon rruge, duhet të japin një reflektim të thellë dhe shumë planësh për raportet që ka pushteti pa dallim ngjyre me tregtarët. Dhe kjo kuptohet si nga fotot por edhe nga retushimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *