Vendosni fjalën kyçe....

Top Channel kërkon mbylljen e Facebook-ut të Berishës, reagon ish-kryeministri: Rama dhe Blushi janë të tmerruar nga profili im


Ditën e sotme, Gazeta Shqip duke marrë shkas nga bllokimi i profileve të Presidentit të SHBA-ve në Facebook dhe Twitter ka publikuar një sondazh ku pyet nëse duhet të mbyllet edhe profili i Facebook të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Madje, Top Channel është angazhuar që të bëjë edhe lajm si në kronikë dhe në faqen ueb të saj duke shkruar se “85 përqindje e atyre që kanë votuar kërkojnë mbylljen e profilit të Berishës”(lexo këtu).

Top Channel kërkon që porfili i Berishës të mbyllet pasi sipas tyre shpërndan “lajme false” në Facebook.

Gazeta Shqip ka pyetur a duhet t’i mbyllet llogaria edhe Sali Berishës për shpifje dhe nxitje dhune?

Dhe 85 përqind e atyre që kanë votuar. Thotë Po, duhet mbyllur. Dhe arsyet për këtë janë të shumta. Në profilin në “facebook” të ish kryeministrit ndër vite ka shumë thirrje që janë komentuar si dhunë nxitëse. Por edhe lajme të rreme, një prej të cilave e pranoi edhe vetë Berisha se ishte e tillë. Bëhet fjalë për shpifjen ndaj shefes së misionit të ONM Kalavera, të cilën zyrtarët e lartë të bashkimit evropian e detyruan ta hiqte nga profili i tij dhe në mënyrë të pazakonte të kërkonte edhe falje që kishte përhapur lajme të rreme”-shkruan Top Channel.

Pas kësaj ka reaguar vetë Sali Berisha në rrjetet sociale i cili nëpërmjet një postimi thotë se profili i tij kërkon të mbyllet nga Rama dhe Ben Blushi pasi janë të tmerruar.

Miq, Edvin Hajduti dhe Arben Malavita te tmerruar nga FB yne! Fitore!”-shkruan Berisha.

Profili në FB i Sali Berishës është një ndër më të ndjekurit në radhët e politikanëve shqiptarë. Numri i ndjekësave të Berishës në FB i kalon mbi 1 milion të tillë.

Shpesh herë profili i Berishës është bërë dritare për denoncime të ndryshme nga ata që vetë ish-kryeministri i quan “qytetarë digjital.

Kujtojmë se nga publikimet e Berishës në rrjetet sociale u denoncua transporti me avion të vegjël i kanabisit në drejtim të Italisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *