Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: 25 prilli kundër arrogancës së Ramës


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga një takim në njësinë 11 në Tiranë ka deklaruar se është e kënaqur dhe krenare nga prurjet e reja të partisë që ajo drejton.

Ajo e cilësoi LSI-në si partinë e të rinjve dhe jo të një njeriu të vetëm.

Unë jam shumë e kënaqur që njerëzit po na shikojnë ne live në këtë bashkëbisedim dhe po na shkruajnë mesazhe. Madje ndihen edhe krenare për prurjet në LSI. Por ka edhe shumë të tjerë që duan të kontribuojnë dhe do të kontribuojnë në LSI.

LSI-ja nuk është partia e një njeriu LSI-ja është partia e të rinjve dhe të rejave, LSI-ja është partia e të ardhmes së Shqipërisë.

Sepse në fund të fundit ajo që ne duam është të jetojmë dhe të punojmë në Shqipëri, të ngremë shumë gjëra të cilat garantojnë dhe e bëjnë jetën e çdo qytetari prezent. Ajo që ne kemi dëshirë dhe që sot ndoshta dhe të gjithë bashkë, edhe pse para shumë viteve kemi qenë në drejtime të ndryshme, sot jemi të gjithë bashkë, na ka bashkuar një qëllim, i cili është për të ndryshuar të gjithë atë lloj arrogance dhe sjellje arrogante të çdo lloj politike apo politikani, çdo qeveritari ndaj qytetarëve”- tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi vlerësoi se shumica e ka bërë Tiranën një kaos të madh, me një trafik të paparë. Ajo shtoi se 25 prilli është afati i fundit i mbijetesës së Ramës.

Të mendosh që në vitin 2021 trafiku për të ardhur nga Paskuqan të bën 40 minuta apo edhe 1 orë, sepse ishte premtuar një urë që do ta bënin për 40 ditë, por ka 140 ditë që akoma nuk kanë filluar punimet e jo më të mbarojë ura për 40 ditë. E gjithë Tirana është në një kaos të madh. Jo vetëm për sa i përket përmbytjeve, por edhe menaxhimit. Ndërkohë që prishen shtëpi për të hapur rrugë të reja, dhe ndërkohë prishen rrugët e vjetra për të ndërtuar pallate dhe kulla, ky është absurditet.

Ka dhe një gjë tjetër, që shqiptarët janë përmbytur dhe kryeministri bën xhiro nëpër botë. Ka dalë kërkon azil politik për veten e tij, sepse e di shumë mirë që 25 prilli është afati i fundit i mbijetesës së tij. Ai me qejfin e tij do të dojë të rrijë gjithë jetën, të bëhet edhe mbret, por shqiptarët për hir të së vërtetës jo”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *