Vendosni fjalën kyçe....

Lagështirë në rrugë, makina përmbyset në aksin Korçë-Maliq


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke lënë të plagosur shoferin.

Aksidenti ka ndodhur nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Libonikut. Paraprakisht besohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira e asfaltit.

Policia megjithatë ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *