Vendosni fjalën kyçe....

Detaje mbi gjendjen e klandestinëve që u shpëtuan në Vlorë/ 16 prej sirianëve në spital, mes tyre dhe 3 fëmijë


Të tjera detaje bëhen me dije lidhur me gjendjen e emigrantëve që u kapën mbrëmjen e kaluar në Vlorë, ndërsa rreikonin të mbyteshin si pasojë e motit të keq.

Sipas Balkanweb, 16 prej klandestinëve sirianë morën ndihmë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra u nisën drejt Spitalit të Traumës.

Mes tyre janë dhe tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Disa prej të lënduarve paraqesin djegie për shkak të benzinës në trupin e tyre. Ata kanë dëshmuar se kanë qëndruar mbi 3 orë në det dhe benzina që gjendej në bidona derdhej herë pas herë si pasojë e dallgëve.

Mbrëmjen e kaluar rreth 50 klandestinë rrezikuan të mbyteshin në afërsi të Vlorës. Kanë qenë vetë emigrantët të cilët kanë kërkuar ndihmë duke thirrur sallën operative.

Roja bregdetare, policia e shtetit dhe Guardia di Finanza kanë shkuar në ndihmë të tyre. Emigrantët vinin nga Siria dhe janë shprehur se destinacion kanë pasur Italinë. Ata kanë paguar rreth 2000 euro. Autoritetet janë vënë në kërkim të trafikantëve, të cilët nuk janë gjendur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *