Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën 25-vjeçarja në Portin e Durrësit, u përplas nga një kamion


Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një kamion në mjediset e Portit të Durrësit.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 ku e reja me iniciale A.H., është përplasur nga kamioni ‘Man’ që drejtohej nga 39-vjeçari me iniciale, F.K.

Ky i fundit është shoqëruar në polici.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K.,  39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *