Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për trafikim të fëmijëve, Prokuroria e Selanikut nis hetimet ndaj Përparim Ademit


Prokuroria e Selanikut ka nisur hetimet mbi akuzat ndaj Përparim Ademit (i njohur dhe si Përparim Tela), për trafikim të fëmijëve.

Mediet greke shkruajnë se pas vrasjes së dy motrave më 31 dhjetor, kreu i Prokurorisë së Selanikut, Panagiotis Panagiotopulos, urdhëroi një hetim paraprak për akuzat e trafikimit të foshnjave.

Arsyeja ishin raportet nga mediet greke se autori i vrasjes së dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metan, i linte ato shtatzënë dhe më pas i detyronte të shesin fëmijët e tyre në tokën greke.

Qëllimi është verifikimi i akuzave të birësimit të paligjshëm me përfshirjen e dy grave dhe Ademit.

Vrasësi i dyshuar i ekzekutoi dy gratë me një automatik kallashnikov në prag të Vitit të Ri në Tiranë.

Familjarët e viktimave u ankuan se 59-vjeçari i cili u arrestua i detyrote dy motrat të punonin si prostituta në Selanik dhe të shisnin fëmijët që kishin sëbashku. Sipas të njëjtave akuza, më shumë se 10 fëmijë të lindur në maternitetet greke u shitën me ndihmën e një avokati grek, i cili mori pjesë në një rrjet të trafikut të foshnjave dhe nuk është më gjallë sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *