Vendosni fjalën kyçe....

Djali i Përparim Ademit bën kallëzim në polici: Më kanë kërcënuar me jetë në rrjetet sociale


Djali i Përparim Ademit, personit të dyshuar për vrasjen e dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani pretendon se është kërcënuar me jetë pasditen e djeshme në rrjetet sociale.

Sipas televizionit “News 24”, Kristo Ademi ka bërë një padi në polici ku ka treguar se i ka ardhur një mesazh kërcënues nga një person që i thoshte se do e vriste.

21-vjeçari e ka bërë kallëzimin në komisariatin nr.2 dhe policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen dhe për të zbuluar identitetin e kërcënuesit.

Kujtojmë se babai i të riut, Përparim Ademi akuzohet se më 31 dhjetor të 2020-ës vrau me armë dy motrat Bardhi dhe Metani me të cilat ishte në një lidhje jashtëmartesore prej kohësh. Lidhje për të cilat bashkëshortja e tij Vjollca pretendon se ishte në dijeni dhe se të gjithë dilnin bashkë për darka e dreka e madje dhe për pushime.

Mirëpo pas arrestimit të 59-vjeçarit, Prokuroria ka ngritur dyshime të forta se Ademi i shfrytëzonte dy të ndjerat për prostitucion.

Të afërmit e dy motrave kanë deklaruar se Përparim Ademi me dy motrat mund të kishin sjellë në jetë rreth 10 fëmijë të cilët më pas i kanë trafikuar, kryesisht në Selanik të Greqisë. Familja e Ademit nga ana tjetër i ka hedhur poshtë këto akuza, ndërsa pretendon se kanë marrë kërcënime të vazhdueshme nga ana e familjarëve të dy motrave Bardhi e Metani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *