Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në Peqin del jashtë kontrollit, flakët i afrohen zonës së banuar


Një sipërfaqe me ullinj në Peqin është përfshirë nga flakët të cilat kanë dalë jashtë kontrollit.

Zjarri është afruar pranë banesave të qytetit dhe po i afrohet edhe spitalit.

Në pamjet e publikuara nga Abc News shihet qartë flakët që djegin sipërfaqen me ullishte dhe afërsinë e tyre me zonën e banuar.

Ndërkohë zjarrfikëset nga të gjitha zonat përreth kanë shkuar për të shuar flakët. Për të bërë të mundur shuarjen e tyre është kërkuar edhe ndihmë nga ajri.

Vatra e zjarrit u aktivizua mëngjesin e sotëm dhe përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *