Vendosni fjalën kyçe....

Pak muaj para zgjedhjeve, Nasip Naço i bashkohet PS-së


Vetëm pak muaj përpara zgjedhjeve, ish-ministri i drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar se do t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Ai e bëri të ditur lajmin se do kalonte nga LSI-ja tek PS-ja gjatë një vizite në Berat, ku ishte i shoqëruar nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Naço deklaroi se do të jetë pjesë e së majtës progresive.

“Sot është një ditë e bekuar por edhe e bekuar se janë në krah të mikut tim zoti Klosi. Harmonia fetare e dallon Beratin. Sot do të shprehja edhe një herë qëndrimin tim se do të jem në krahë të majtës progresiste, ku Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike.  Ka nevojë për të ecur përpara. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI së bashku me PS-në, kontributi im ka qenë modest por përkushtimi im ka qenë i madh për të ecur para si me reformën në drejtësi dhe në reformat e tjera që janë të domosdoshëm.

Ajo që mund t’ju them se sot jam më zotin Klosi dhe në të ardhmen do të jem me të. Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente politike dhe as për njerëz vasal të dikujt tjetër por të përfaqësoj një pjesë të elektoratit që është i papërfaqësuar dhe se votat e tyre të shkojnë në koalicion me të majtën progresiste. Eksperimentet janë të së kaluarës, e ardhmja është e së majtës progresiste”, ka deklaruar Naço.

Kujtojmë se Naço ka qenë deputet si dhe ministër nën siglën e LSI-së. Në vitet 2008-2009, ai ka qenë Sekretar Politik i LSI-së, për Qarkun e Beratit.

Më pas është zgjedhur deputet dhe zëvendëskryetar i Kuvendit, ndërsa ka mbajtur postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në vitet 2011- 2012.

Ai u emërua gjithashtu ministër i Drejtësisë në vitin 2013 dhe qëndroi në këtë post deri në vitin 2015./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *