Vendosni fjalën kyçe....

Studentët bojkotojnë mësimin, nisin marshimin e dytë drejt ministrisë së Arsimit (FOTO)


Ashtu sikurse paralajmëruan edhe një ditë më parë, studentët e Universitetit të Tiranës kanë nisur marshimin e tyre të dytë drejt Ministrisë së Arsimit.

Pasi bllokuan dje akset kryesore të kryeqytetit, pasi refuzuan negociatat me ministren e Arsimit, pasi iu përgjigjën kryeministrit Edi Rama për deklaratat e tij se tarifat nuk i përcakton ministria por vetë universiteti, madje i quajti edhe ngelës, studentet e të gjitha fakulteteve bojkotuan sërish mësimin.

Nesër në orën 8.00 të mëngjesit studentët e të gjitha universiteteve publike do të bojkotojnë sërish mësimin duke u grumbulluar në oborret e fakulteteve përkatëse për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Në orën 10.00 protestojmë përpara ministrisë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave!

Qeverisë i kërkojmë: 
1. Anulimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 288, të miratuar më 21.05.2018, sidomos pikën 4 të tij që u vendos një gjobë të padrejtë studentëve për provimet e mbartura. 
2. Rritjen e buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe përgjysmimin e të gjitha tarifave universitare duke ulur tavanin e tarifës maksimale.

Ndërsa autoriteteve drejtuese të universiteteve publike u kërkojmë: 
1. Ndarjen e pagesës së tarifës në dy këste. 
2. Shtyrjen e afatit të pagesës së secilit këst përtej sezonit të provimeve të semestrit të parë.

REZISTENCA VAZHDON!”, njoftuan dje studentët.

Studentët i vunë dje ultimatum ministres Nikolla, që t’u kthente përgjigje brenda ditës dhe brenda oarit zyrtar të punës. “Kërkesat janë të panegociueshme. Ministrja të na japë përgjigje brenda ditës së sotme, brenda orarit të punës. Pagesa e tarifës studentore të bëhet me këste. Arsim publik falas. Nuk bëjmë negociata me ministren arrogante dhe injorante. Në 21 maj është marrë një vendim i turpshëm për tarifat. I duam studimet si gjithë Evropa. Ne nuk ikim.” – thirrën studentët jashtë mjediseve të Ministrisë.

Nikolla nga ana e saj u përgjigj përmes një konference për shtyp, duke thënë se ndryshimet mes të cilave edhe vendosja e një tarife për provimet e mbartura, do të aplikohen vitin e ardhshëm.

Ndërsa kryeministri ama përmes rjetetve sociale, tha që nuk ishte dakord që qytetarët të paguajnë për provimet e mbartura, duke i quajtur studentët protestues “ngelësa”.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *