Vendosni fjalën kyçe....

Denaj përgjigjet mbi debatin për rrugën Vlorë-Orikum: Meta po e interpreton në mënyrë të gabuar


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka dalë sot në një konferencë për mediat për t’iu përgjigjur sot presidentit Ilir Meta në lidhje me marrëveshjen e Huasë me Fondit Saudit të Zhvillimit për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Ministrja thotë se procedura është plotësisht ligjore dhe se presidenti është informuar me dy shkresa.

Ajo shprehet nuk ka pasur negociata për marrëveshjen pasi nuk bëhej fjalë për hua të re, por për një hua të negociuar më parë. Ndërsa shpreh habi se ku qëndron antikushtetutshmëria këtu.

“Ky aks do të sjellë përfitime për qytetarët. Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa për huanë, në lidhje me termin ‘negocim’ dhe arsyet e ndryshimit. Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë pas një marrëveshje. Ajo që kërkohet të arrihet është që me të një fond të negociuar sipas parashikimeve kushtetuese, të realizohet një projekt infrastrukturor në të njëjtën vend. Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi me kompaninë, i hapi rrugë punës. Ku qëndron kundërshtia me Kushtetutën?! Në germë? Në qëllim apo frymë? Ai është lehtësisht i lexueshëm, pasi është nevojë për të rritur investim instrastrukturor. Procedura është ligjore. Sqarojmë zyrën e presidentit se vetëm për kushtet e projektmarrëveshjes, nuk janë dakord me kushtet bazë të një marrëveshje të tillë, vetëm në këtë raste ngrihet grupet negociatore.”, tha Denaj.

Ajo shprehet se presidenti Meta po e intepreton në mënyrë të gabuar.

“Presidenti për të mbështetur arsyet e refuzimit të kërkesës së autorizimit të plotfuqishmërisë interpreton në mënyrë të gabuar. Ngre akuza për mashtrim, kundërshtim me Kushtetutën, akuza të panevojshme sepse nuk është ky qëllimi i qeverisë dhe ministrisë së Financave. Në këtë moment kërkoj të sqaroj publikisht se cila është nevoja e ndryshimit të objektit infrastrukturor. Analiza e vlerësimit të projektit të parë të lotit të 4 të lumit të Vlorës, nxori një vlerë më të lartë se vlera e huas dhe vetë projektin e parë jo ekonomik. U vendos kalimi i fondeve në një tjetër projekt. Projekti i ri ekonomik është gati dhe FSHZH është në fazat finale për të rakorduar financimin e tij. Kujtoj të gjithë banorët e zonave malore se prej gati 30 vitesh po shohin të bëhet realitet një ndërlidhje mes zonave që ishte ëndërr. Lidhja e Tepelenës me bregdetin e Jugut po realizohet nëpërmjet rrugës Gusmar-Kuç.”, vazhdoi më tej ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *